IBRAHIM: Turqit janë “për” Maqedoni evropiane

Në kuadër të fushatës për referendumin, Partia e Lëvizjes së Turqve (PLT) mbajti tubim në Radovish. Masës ju drejtua Kryetari i PLT-së, deputeti Enes Ibrahim, si dhe nënkryetari i LSDM-së Bllagoj Bllagoj Boçvarski.

Baby Boo Tinex

Ibrahim theksoi se turqit në Maqedoni në gjithë momentet historike kanë qenë konstruktiv, duke bërë hapa të vërtetë për shtetin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ibrahim nuk dyshon se e njëjta do të ndodh më 30 shtator, pasi që ky është drejtimi i vetëm për një ardhmëri të ndritshme në integrimet evropiane. Sipas deputetit Ibrahim anëtarësimi në NATO dhe BE do të ndikojë dukshëm në përmirësimin e gjendjes sociale dhe ekonomike të Maqedonisë, ndërsa qytetarët do t’i gëzojnë të drejtat e a barabarta si të gjithë evropianët.

Karavani i TLP-së do të vazhdojë në tërë Maqedoninë dhe në mënyrë aktive do ta informojë popullin turk në Maqedoni për rëndësinë e 30 shtatorit, duke thirrur që në mënyrë masovike të marrin pjesë në referendum.

Restorant Lumare