Ibin Emshiu: “Shteti nuk jep asgjë si dë*mshpërblim, babai e vëllai u do*gjën të gjallë në spitalin modular!”


Ibin Emshiu nga Tetova humbi babanë dhe vëllain nga zj*arri tr*agjik në spitalin modular të Tetovës në shtator të vitit 2021. Edhe disa muaj pas këtij rasti tr*agjik që shkaktoi shumë vi*ktima, familja Emshiu kërkon zbardhjen e të vërtetës dhe dëmshpërblimin real për dy vi*ktimat e kësaj familje H. Emshi dhe R. Emshi, të cilët po ashtu kanë edhe shtetësi italiane. Për këtë, një gazetar ka realizuar një intervistë me Ibin Emshiun, të cilën mund ta lexoni në vijim.

Gazetari: Ju keni humbur vëllaun dhe babain në spitalin modular, a keni marrë përgjigje nga institucionet se çka ka nodhur atë natë të kobshme?
Ibin Emshiu: Asnjëherë nuk kam marrë asnjë përgjigje nga qeveria, kam dërguar letra përmes avokatit tim dhe qeveria nuk më është përgjigjur duke pretenduar asgjë. Është absurde që në vitin 2022 njerëz të vdesin në këtë mënyrë, të di*gjen të gjallë dhe është absurde që një vend që dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian të sillet në këtë mënyrë. Pra, RMV si shtet nuk respekton asnjë standard evropian.

Gazetari: A do të angazhoni avokat për të përgatitur padi lidhur me papërgjegjësinë e instutucioneve që çoi deri te eks*plodimi i spitalit modular?
Ibin Emshiu: Kam angazhuar një studio të njohur ndërkombëtare ligjore që u shkruante drejtpërdrejt ministrave të ndryshëm, por ata nuk u përgjigjën asgjë. Tani do të ndërmarrim veprime ligjore për të marrë drejtësi ndaj babait tim dhe vëllait tim që vd*iqën kaq padrejtësisht e në mënyrë të dhi*mbshme. Përndryshe, ata banonin në Itali me mua para se të ndodhte fatkeqësia që më preku në shpirt e më ka lënduar tepër.

Gazetari: Çfarë kërkoni prej këtij shteti?
Ibin Emshiu: Unë dua drejtësi. Mua më kanë marrë të dashuritë e mi, shteti nuk më ka dhënë kurrë asnjë shpjegim se si ndodhi ky rast, nuk më ka ndihmuar asnjëherë të kuptoj të vërtetën dhe nuk ka qenë kurrë bashkëpunues. Ata kurrë nuk më janë përgjigjur mua, madje as nuk iu përgjigjën avokatëve të mi. Tani do të ndërmarrim masa të tjera ligjore. Ky është një rast i së drejtës ndërkombëtare pasi familjarët e mi jetonin në Itali me mua. Nuk e kuptoj se si një shtet si Maqedonia e Veriut, që dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian nuk ju përmbahet asnjë standardi evropian. Deri më sot nuk di asgjë dhe i vetmi komunikim që më erdhi nga qeveria ishte pranimi i një shume qesharake për vdekjen e familjarëve të mi. Ata donin në njëfarë forme duke mos më lënë kohë, sikur të më detyrojn të pranoja këtë shumë brenda dy orëve, pa më dhënë mundësinë të kuptoja se për çfarë arsye është bërë kjo pagesë.

Gazetari: Cilat janë hapat që do ti ndërmerrni në të ardhmen për këtë çështje?
Ibin Emshiu: Avokatët e mi ndërkombëtarë do të apelojnë në ambasadat dhe konsullatat italiane dhe maqedonase dhe do t’i drejtohen gjyqtarit italian për drejtësi, për të mësuar se si kanë vd*ekur anëtarët e familjes sime të dashur dhe për të qenë në dijeni të të gjitha fakteve. Nëse është e nevojshme, do të apelojmë edhe në gjykatat evropiane për drejtësi, por më e keqja esht se ambasada e Maqedonisë së Veriut para 3 javësh na premtoi qe do të angazhohet për këtë rast, mirëpo deri tani na ka injoruar sërish.
Jena lodhur me këto painteresime shtetërore ndaj nesh, e quajtën tra*gjedi dj*egien e spitalit por tani epilogun e kanë krejt çështje të kryer nga pala gjermane, me çka le ta nxjerin të shohim se çka ka ndodhur, por le të mos anashkalojnë këso raste që na kanë tr*onditur tejmase, sepse ka një Zot që do na gjykoj, nëse do ketë gjykime gjysmake nga sistemi i dështuar i joni në RMV./Almakos/

Baby Boo