I vjedhin veturën tetovarit, arrestohen 3 persona


Dje (23-janar) rreth orës 16:10, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria personat Sh.M.(21), V.U. (22). Sh.M.(21) dhe F.A. (22), të gjithë nga Vrapçishti i Gostivarit, për shkak të dyshimit se paraprakisht në mënyrë të kundërligjshme kanë marrë veturën “Citroen Berlingo” me targa të Tetovës në pronësi të N.I. (43) nga Reçica e Madhe e Tetovës. Gjysmë ore më herët vetura është gjetur dhe e njëjta i është kthyer pronarit. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.

Baby Boo