I vjedhin telefonin tek furra e bukës në Tetovë! (VIDEO)


Deri në Pa Censurë personi G.R. ka denoncuar se sot rreth orës 19, ka blerë bukë tek furra e bukës në qendër të qytetit të Tetovës, gjatë pagesës ai mbi xhamin promovues të furrës së bukës ka harruar telefonin e tij celular.

Pas tij është futur tek furra e bukës një burrë i moshës së mesme (ashtu siç shihet në video) i cili pasi kryen pagesën pyetet nga shitsja se mos është ai personi që ka harruar telefonin, ai i bindshëm kthehet dhe e merr celularin që nuk ishte i tij.

Pas disa çastesh kur G.R. e heton se nuk e ka telefonin me vete kthehet për ta kërkuar, teksa shitësja ja tregon ngjarjen… G.R ka pritur disa orë që personi që ka grabitur telfonin e tij të lajmërojet por ai nuk e ka bërë një gjë të tillë, andaj ka dërguar videon që të bëhet publike për të dënuar aktin e vjedhësit.

Baby Boo