I vendoset granatë makinës së punonjësit të Tatimeve


Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Shkodër, ku automjetit të një punonjësi të Tatimeve i është vendosur granatë.

“BalkanWeb” mëson se bëhet fjalë për mjetin e Nehat Zaganjorit.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ura Dervishbeg.

Fatmirësisht granata e vendosur në mjetin tip ‘Benz’ nuk ka shpërthyer. Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen forca të policisë.

Grupi hetimor nga të dhënat e para ka dyshime se sinjali kërcënues ndaj punonjësit të Tatimeve është për shkak të detyrës.

 

 

Baby Boo