I vë flakën autobusit me 51 nxënës brenda, askush nuk del i gjallë nga këtu


Shoferi i autobusit është privuar nga liria në Milano, pasi që kishte grabitur autobusin me 51 fëmijë në të dhe i kishte vënë flakën. Njëri nga fëmijët që kishte qenë mbrenda e kishte njoftuar policinë, njoftojnë mediet italiane.

Pas arritjes së policisë, i dyshuari i ka vënë flakën autobusit duke bërtitur “askush nuk do të del i gjallë nga këtu”.

Autobusi i linjës Kremona në Lombardi, shpërthen në flakë, mirëpo policia ka arritur të shpëtojë të gjithë nxënësit, Përafërsisht 22 fëmijë janë dërguar në spital për trajtim pasi paraprakisht kishin thithur tym nga autobusi që po digjeshe.

Burri 47 vjeçar nga Senegali, është akuzuar për vënie të zjarrit me qëllim dhe kidnapim. Nuk dihen motivet çfarë e shtiu për një veprim të tillë.

Baby Boo