I uron vd*ekjen për ta lënë të lirë Mevlanin- Reagon Ledjana


Konkurrentja e emisionit “Për’puthen”, Ledjana Prenga, tash e një kohë është në një lloj rivaliteti me Antonelën, shkak kjo simpati e dyshës ndaj Mevlanit.
Qysh nga ajo kohë, Ledjana nuk heziton të ndaj me ndjekësit dashurinë e madhe që ka ndaj Mevlanit, edhe pse së fundi, befasoi të gjithë.
Me një story të publikuar në rrjetet sociale, aty shihet se dikush i kishte uruar vd*ekjen në mënyrë që Mevlani t’i mbetej Antonelës.

Për këtë, reagoi edhe Ledjana e cila shihet se është befasuar shumë dhe ai mesazh ka ndikuar edhe në gjendjen emocionale të saj.“Nuk i kam marrë asgjë askujt dhe nuk do ta bëjë.
E vetmja gjë që kurrë nuk kam dashur është që fama dhe emisioni të ndikojë në gjendjen time emocionale dhe të arrij në një pikë të tillë ku më tepër qaj se sa qesh”, kanë qenë fjalët e Ledjanës e cila i ka shoqëruar me disa emotikona të mërzitur.

Baby Boo