I shpejtë dhe i lirë, në SHBA prezantohet testi i ri për Covid-19


Pas disa muajsh zhgënjim për testimin dhe vonesat, një test i ri i pështymës mund t’u japë amerikanëve një mundësi më të shpejtë për të mësuar nëse ata kanë Covid-19 apo jo. Studiuesit nga Shkolla e Shëndetit Publik Yala krijuan testin SalivaDirect, i cili mori autorizimin për përdorim urgjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave ditën e shtunë.

Në dallim nga disa teste të tjera që kërkojnë pajisje të specializuara, testi SalivaDirect nuk kërkon një shtupë specifike ose pajisje mbledhëse.
“Ne e thjeshtësuam testin në mënyrë që të kushtojë vetëm disa dollarë për reagentë, dhe presim që laboratorët të ngarkojnë vetëm 10 dollarë për mostër”- tha Nathan Grubaugh, një profesor ndihmës i Yale për epidemiologjinë.

“Nëse ky test mund të zbatohet në të gjithë vendin, ne më në fund mund të marrim një plus në këtë kohë pandemie, madje edhe para një vaksinë”- shtoi ai. Studiuesit thanë që testi i ri mund të prodhojë rezultate në më pak se tre orë, dhe saktësia është e barabartë me rezultatet e testimit tradicional të hundës. Ata thanë që testet e SalivaDirect mund të bëhen të disponueshme publikisht javën e ardhshme raporton CNN.

Baby Boo