I shfrytëzuan për të kërkuar lëmoshë, policia i arreston prindërit e fëmijëve

Dy persona bashkëshortë mes vete janë arrestuar nga policia në Istog gjatë ditës së djeshme. Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “2 korriku” rreth orës 13. Sipas dyshimeve, prindërit kishin shfrytëzuar fëmijët e tyre për të kërkuar lëmoshë.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokuroria e Shtetit. Prindërit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, babai është dërguar në mbajtje, nëna është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është iniciuar si keqtrajtim apo braktisje e fëmijës.