I rre*h djalin dhe nipin nga Gradeci! Raporton në polici


Pesëdhjetë e tetë vjeçari F.S. nga Bogovina e Tetovës, dje (15-janar) në ora 23:55 në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 18:30 djali dhe nipi i tij i mitur në Gradec të Gostivarit kanë qenë të sulmuar fizikisht nga personi H.Z. (40) nga ky fshat. Sulmit i ka paraprirë një debat mes të miturve të sulmuar dhe djalit të sulmuesit H.Z. për shkak të keqkuptimeve të tyre lidhur me postime në rrjetet sociale.

Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit dhe kundër H.Z. do të vijojë një parashtresë përkatëse.

Baby Boo