I riu nga Suhareka që udhëtoi për Hagë në mbështetje të Thaçit: E kam idol, epokë është e gjithë Drenica


Shpejtim Veselaj është qytetari i cili nga Suhareka rrugëtoi deri në Hagë dhe po qëndron atje për tre ditë me radhë në mbështetje të Presidentit Hashim Thaçi.
Ai ka thënë se këtë bashkë me mbështetës të tjerë po e bëjnë derisa të hiqen të gjitha aku*zat e çlirimtarëve ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
”Jemi duke qëndruar pranë zyrës së Prokurorisë Speciale. Do t’i mbështesim derisa të hiqen të gjithë akuz*at e çlirimtarëve të UÇK-së”.

”Kemi dhjetëra qytetarë, shqiptarë nga Kosova që jetojnë në diasporë në mbështetje të vlerave të lu*ftës dhe ushtarëve të UÇK-së të cilët quhen çlirimtarë”.
Për dallim nga ata të cilët jetojnë në pjesë të tjera të diasporës Shpejtim Veselaj u nis nga Suhareka në këtë kohë pandemie.

Ai tregon se si në këtë situatë arriti deri në Hagë.
”Unë ditën e shtunë pasdite jam nisur nga Kosova me mikun tim Naim Gashin. Më ka shoqëruar në udhëtimin tim nga Suhareka deri në Holandë”.
”Çdo pikë kufitare ku kemi kaluar jemi prezantuar gjithmonë se po ikim për punë dhe nuk kemi pasur ndonjë telash për shkakun e pandemisë”.
Si e shihni veprimtarinë e Thaçit gjatë asaj kohe?
”Siç e quajti i nderuari shkrimtari i madh Ismail Kadare ”nuk është një politikan i rëndomtë por është një epokë për Kosovën”. Ashtu them edhe unë e kam idol që nga luf*ta për veprimet si udhëheqës i UÇK-së i cili e çliroi Kosovën dhe na e solli lirinë e pas lirisë na e shpalli Pavarësinë”.
”Dhe këtë e kam idol dhe kjo me sht*yu të udhëtoi nga Suhareka me mikun tim te jemi pranë ditën e hënë e deri më sot në mbështetje të gjithë çlirimtarëve të UÇK-së jo vetëm të Hashim Thaçit”.

Baby Boo