I riu nga Shkupi jep dorëheqje nga vendi i punës, soliadarizohet me rininë e papunë!


Miq dhe dashamire te nderuar,

Une Erblin Braimi kam vendosur te SOLIDARIZOHEM me gjithe bashkemoshataret e mi qe kane kryer fakultete me mund dhe sakrifice, jo me intervenime dhe blerjen e diplomave te shkolles se mesme, fakulteteve etj, sic disa ua kane zene vendin neper institucionet shteterore atyre qe e meritojne! Une po jap DOREHEQJE nga vendi i punes edhe pse edi qe BDI eshte fituese e zgjedhjeve te ardhshme, edhe pse kam 12000mij euro kredi, edhe pse e meritoj me shume se gjithe kete vend pune – sepse une kam hyre ka 5 here ne provime per tu zgjedhur student me i mire ne Universitet, jam ballafaquar me kolege dhe Profesor nacionalist dhe shpirti im e din si e kam arritur kete sukses, edhe pse per kete veprim do te me konsideroni si i “cmendur”!

E kam Zotin deshmitar qe une Erblin Braimi kurre nuk kam qene pjese e BDI-se dhe me Bujar Osmanin jam takuar vetem ne momentin qe jam punesuar dhe mbaj qendrimin se jam punesuar vetem per shkaqe marketingu, kam pranuar punesimin sepse gjithe familjen i kisha pa pune dhe perjetonim krize ekzistenciale dhe une e konsideroj vehten se vlej shume me shume se personi ne fjale dhe nuk pranoj te identifikohem me te, sepse une nuk kam pranuar te BASHKEPUNOJ me KRIMIN dhe kurre nuk do te pranoj, sepse rrjedh nga nje familje me virtyte te medha njerezore dhe do i perfaqesoj vlerat e familjes time deri ne frymen e fundit!

Ju te partise opozitare – Aleances per shqiptaret, e dini shume mire qe une Erblin Braimi u kyca per here te pare ne politike qe ta luftoj KRIMIN – ta rrikthej shpresen e humbur te popullit per dite me te mira dhe hyra per ideal – pa qellim te perfitoj dic nga partia juaj, kurse ju, edhe pse sakrifikova vendin e punes dhe ekzistencen e familjes time, nuk me dhate hapsire qe te promovoj vlera, isha thjesht vetem nje aktivist partiak qe urdherohesha nga disa injorante cfare te bej dhe cfare mos te bej dhe 90% e perfaqesuesve tuaj dhe bashkemoshatareve te mi nuk jane idealista sic shtirren – shohin tek partia shprese per vend te punes dhe avancim personal, edhe pse nuk mund tu gjykoj se jeni njejte si partia ne pushtet, sepse nuk keni bere krime 20 vjecare sic bene ata!

Si perfundim mund ta konstatoj, se jetojme ne nje shoqeri lepiresash, xhelozesh, pa vlera njerezore, nje kriminel me post vlen me shume dhe fjala e tij ka me shume peshe ne shoqeri se nje person i sinqerte, me ideale te pasterta, edhe pse gjithe pershendetemi me pershendetjen e shenjte Selamalejkum – ne realitet jemi HIPOKRITA! (Erblin Brahimi)

Baby Boo