I riu nga Peja gradohet oficer specialist në ushtrinë suedeze


Shqiptarët kudo në botë vazhdojnë të dëshmojnë veten me sukseset e tyre. Ndonëse jashtë kufijve të atdheut, ata përherë arrijnë që me punën e tyre të lënë gjurmë në vendet ku jetojnë.
I tillë është edhe Adonis Shala, me origjinë nga Kosova dhe jeton në Suedi. Ai ka arritur që më përkushtimin e madh dhe dashurinë që kishte për profesionin që kishte zgjedhur të gradohet oficer specialist dhe rreshter në ushtrinë Suedeze.

Familja e Adonis Shalës është me prejardhje nga Peja, kurse vetë Adonisi është lindur dhe rritur në Stokholm. Ai ka disa vite që i është bashkuar ushtrisë suedeze.

Baby Boo