I riu nga Bukoviqi me thikë ka goditur një të mitur tjetër nga Bojana në QT “Mavrovka” në Shkup


Një i mitur është goditur me thikë në qendrën tregtare “Mavrovka” në Shkup. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:30, kur në polici është raportuar se një i mitur nga fshati Bukoviq i Shkupit është plagosur me lëndë të mprehtë nga një i mitur tjetër nga fshati Bojane.

I plagosuri është transportuar menjëherë në spitalin e qytetit “Naum Ohridski”. I dyshuari i mitur është ndaluar në stacionin policor dhe është intervistuar në prani të një prindi.

Baby Boo