I riu nga Amerika e ka mashtruar “on-line” gruan nga Shkupi, ia ka marrë 40 mijë euro (Video)


Me një përshëndetje të thjeshtë në rrjetet sociale ka filluar “dashuria” on-line mes një gruaje të moshës së mesme nga Shkupi dhe një të riu nga Amerika. Dashuria ka përfunduar pa asnjë takim mes tyre, por me 40 mijë euro të humbura të shkupjanes, e cila ka rënë në grackën e “bukuroshit” duke i besuar lajkave dhe kujdesit të tij.

“Ai më përshëndeti i pari. Filluam të komunikojmë çdo ditë. Më pyeste a ke ngrënë mëngjesin, i thoja jo, nuk ha asnjëherë mëngjes. Ma kthente se nuk është mirë për shëndetin tim të mos ha mëngjes”, rrëfen gruaja nga Shkupi.

Pas një kohe, amerikani ka shprehur dëshirë për të ardhur në Shkup, por ka kërkuar ndihmë të vogël prej 300 eurove, të cilat shkupjania ia ka dërguar pa asnjë hamendje.

Mirëpo nuk ka ardhur, duke u arsyetuar se i ka dalë një punë urgjente në kompaninë ku punon. Më pas vazhdimisht ka shpifur shkaqe për të kërkuar para, kurse shkupjania i ka besuar dhe i ka dërguar në llogari dhe vende të ndryshme-Francë, Peru, Ukrainë, Gjermani. E ka shitur banesën, madje ka marrë edhe kredi dhe është futur në borxh te disa shoqe të saj. Deri sa ka harxhuar 40 mijë euro. Atëherë e ka kuptuar se është e mashtruar, po ri ka ardhur turp ta paraqesë rastin në polici, që të mos turpërojë fëmijët dhe familjen.
Storjen e plotë në gjuhën maqedonase mund ta ndiqni në videon më poshtë:

Baby Boo