I refuzohet ankesa, Gjykata Speciale ia vazhdon parabu*rgimin Rexhep Selimit


Paneli i Apelit në Gjykatën Speciale ka marrë vendim për ankesën e ish-deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, për vazhdimin e parabu*rgimit. Paneli ka vendosur që Selimit t’i refuzohet në tërësi ankesa, dhe rrjedhimisht, atij i vazhdohet parabu*rgimi. Apeli ka theksuar në arsyetimin e tij se ekzistojnë sërish rreziqet e përmendura më herët nëse Selimi mbrohet në liri.

“10-shit” të UÇK-së i është kërkuar që shkresat në lidhje me vendimin e Apelit t’i dërgojë deri 10 ditë pas marrjes së tij. Sipas aktakuzës, Selimi dyshohet për veprat penale që kanë të bëjnë me kr*ime lu*fte, ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vr*asje të paligjshme dhe kr*ime kundër njerëzimit, bu*rgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit, 1999.

Kr*imet pretendohet se janë kryer në disa lokacione të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë, përkatësisht në Kukës dhe Cahan. Selimi ka një aktakuzë të përbashkët me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, ish-kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin dhe ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqin. Ata po ashtu gjenden në paraburgim në Hagë.

Baby Boo