“I pushtetshmi”, Milloshoski në bankën e të akuzuarve


Aktakuza në Gjykatën penale për rastin “I pushtetshmi” ku akuzohet Antonio Milloshoski është aprovuar.

Kjo do të thotë që deputeti i VMRO-DPMNE-së do të gjykohet së bashku me 12 persona të tjerë, mes të cilëve edhe babai i tij, si dhe ish kryetari i Komisionit të lustrimit, Tome Axhiev. Hetimin për Milloshoskin e hapi PSP-ja tashmë e shuar, kështu që rasti u zhvendos në Prokurorinë e rregullt.

Ndryshe, dyshimet janë se në vitin 2011 të akuzuarit e kanë mashtruar Këshillin e komunës së Makedonski Brodit dhe i bindën këshilltarët të votojnë për tjetërsimin e pasurive të patundshme për të cilat këshilli ka konsideruar se është ish shtëpi e kooperativës, por në fakt kanë tjetërsuar ndërtesë që e ka përdorur komuna e Pllasnicës ku është shkaktuar dëm ndaj buxhetit prej rreth 50 mijë euro.

Baby Boo