I punësuar në MPB, pozitiv në koronavirus


Punonjës i informatikës në Departamentin e informatikës dhe telekomunikacionit në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) ka rezultuar pozitiv me koronavirus – Kovid 19, bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev.

“Njerëzit tashmë janë dërguar në izolim, ndërsa me Institutin e Shëndetit Publik (ISHP), sipas rekomandimeve, është kryer dezinfektim në të gjitha ambientet në të cilat ka qenë ai”, theksoi Çulev.

Ministri njoftoi se Asociacioni ndërkombëtar i policisë në vend u ka shpërnda policëve pajisje mbrojtëse dhe mjete për dezinfektim. Çulev shtoi se MPB kishte shpallur tender me procedurë të shkurtër për furnizimin me pajisje mbrojtëse

Baby Boo