I preu në besë… shoferi ‘spiun’ arreston 7 shqiptarë në kamionin Holandë-Angli


Shtatë shqiptarë e kanë pësuar paraditen e sotme nga një shofer kamioni në Holandë. Teksa po tentonin t’i ngjiteshin kamionit të linjës Holandë-Angli, shoferi ka lajmëruar menjëherë policinë ku më pas u bë dhe arrestimi i tyre.

Sipas të dhënave, shqiptarët po synonin të largoheshin drejt Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa fshehja në kamionë ishte një praktikë, e cila mendohet të jetë aplikuar edhe nga shqiptarë të tjerë.

Të arrestuarit janë të moshave nga 16-26 vjeç, ndërsa identiteti i tyre nuk bëhet i ditur. Ngjarja ndodhi në zonën e Moerdijk. Kjo pikë kalimi shërbente si “shteg” për shqiptarët, që përmes fshehjes në kamionë, arrinin të kalonin në tokën angleze, përcjell “politie.nl”.

Pas kontrolleve të kryera, rezultoi se në 4 prej 7 të arrestuarve rëndonte akuza e dhunës, ndërsa dy të tjerë ishin kapur edhe më parë në tentativë për t’u larguar drejt Anglisë.

Baby Boo