I prekuri me koronavirus në Istog, zyrtar i lartë në Burgun e Dubravës


Istogu është një nga qytetet që së fundi janë regjistruar disa raste të të prekurve me koronravirus. Një nga “zonat” e të prekurve në Istog, është edhe Burgu i Dubravës.

Indeksonline mëson se i prekur me koronavirus është edhe Ismet Fekaj, zëvëndësdrejtor i Pavilonit në Burgun e Dubravës.

Fekaj po mbahet në izolim, ndërsa në familjen e tij i janë nënshtruar testeve disa persona dhe janë në pritje të rezultateve.

Për kontaktin e mundshëm të Fekajt në Burgun e Dubravës, po mbahen në izolim edhe disa zyrtarë të tjerë të burgut.

Të njëjtit do t’i nënshtrohen testeve për koronavirus në ditët në vijim.

Baby Boo