I përdorën për të kërcënuar shqiptarët, ky është avioni rrëngallë që i mori sot jetën pilotit serb (Foto)


Një pilot serb ka vdekur sot pas aksidentit ajror të pësuar prej një avioni ushtarak në zonën e Kovaçiçës.

Bëhet fjalë për një avion të prodhimit jugosllav “SOKO J 22”, disa prej të cilëve u përdoren edhe për të trebur preshevarët disa ditë më parë.

Avionët në fjalë janë prodhime të vjetra gjatë periudhës së Jugosllavisë, prandaj në një shkrim të mëparshëm të Albeu.com ishin cilësuar si “rrëngalla të ndryshkura”.

Avionët që fluturuan në Preshevë, njëri prej të cilëve u rrëzua sot i përkasin modelit “Soko J-22” dhe janë një prodhim i përbashkët mes Jugosllavisë së kohës dhe Rumanisë, shkruan Albeu.com.

Projekti nisi në vitet shtatëdhjetë dhe u finalizua me ndërtimin një numri të konsiderueshëm për secilin shtet.

Aktualisht, Serbia ka vetëm 6 avionë nga këta në përdorim, të cilët më së shumti nuk janë të gatshëm për fluturim. /albeu.com/

Baby Boo