“I paske rezervu këngë moj qyqe”, Afërdita Demaku kritikohet për postimin për nipin që i ndërroi jetë


Para disa ditësh artistja, Afërdita Demaku dha lajmin se nipi i saj ka pësuar atak kardiak dhe ka ndërruar jetë.
Këngëtarja bëri dhe një postim mjaft prekës në llogarinë e saj ‘Instagram’, derisa rrëfeu se vetë ajo është shumë e pikëlluar nga vdekja e tij sepse po priste ditën kur do t’i këndonte në dasmë.

Bashkangjiur me fotografinë e Bledit Demaku publikoi edhe një video të një prej këngëve të saj ku e vuan vd.ekjen e një personi të dashur, për këtë Afërdita është kritikuar nga një ndjekës ku i ka komentuar duke i thënë: “E dhimbshme për djalin që iku nga kjo botë në lule të rinisë dhe Zoti e pastë pranë vetes, po çuditem që i paske rezervu këngë moj qyqe sepse tradita jonë e do të vajtojmë, por pa muzikë”.

Pavarësisht ditëve të kobshme që po përjeton Afërdita Demaku, ajo iu është përgjigjur komentit duke i thënë se nuk është duke ditur asgjë, e uron të mos i ndodh një gjë e tillë askujt, pasi sipas saj nuk do i shkonte në mendje të fyente askënd.

Baby Boo