I pari i Tetovës Bilall Kasami, përkujton Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Veçanta

Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami sot në Ditën Ndërkombëtare të personave me Aftësi të Veçanta
përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “Aftësia e veçantë nuk është thjesht një çështje e shëndetit publik, por gjithashtu është edhe çështje e të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të shoqërisë. 3 Dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Veçanta.” ka shkruar Bilall Kasami.
Kasami më tej shkruan se “Në një ditë të tillë është jashtëzakonisht e rëndësishme që të kujtojmë se personat me aftësi të veçanta, kanë aftësi të shumta.
E tëra që duhet të bëjmë është që të sigurohemi që ato aftësi të lulëzojnë dhe të shkëlqejnë me qëllim të realizimit të të gjitha ëndrrave të tyre.