I moshuari që vrau të birin, në gjendje të rënduar pranon krimin në Polici: Nuk doja, por ma solli në atë pikë që s’duroja dot më


Korespondentja e Panorama TV ka siguruar dëshminë e parë që ka dhënë në Polici Shefki Bylykbashi, 77-vjeçari i cili akuzohet se vrau të birin me sende të forta.

Burime nga policia bëjnë me dije se 77 vjeccarinë gjendje të rënduar psikologjike, ka pranuar vrasjen e të birit.

Ai ka deklaruar para policisë, se nuk ka patur konflikt për asnjë arsye me të birin.

Por ajo që e ka nxjerrë nga vetja ka qenë fakti se 50-vjeçari kohët e fundit shkonte në gjendje të dehur çdo ditë në shtëpi.

“Më bezdiste shumë kohët e fundit, ai më parë nuk pinte kështu, por filloi të pinte ccdo ditë. Nuk duroja dot më këtë sjellje. Nuk doja ta bëja këtë veprim, nuk doja ta vrisja, por nuk po më mbante më durimi, ma solli në atë pikë që nuk duroja dot më”, ka deklaruar ai.

Baby Boo