I mori mikrofonin nga dora këngëtares angleze, kush është reperi shqiptar që habiti Eurovizionin


Një djalë i ri ka “sulmuar” në mes të performancës në skenën e Eurovizionit në Lisbonë këngëtaren Surie nga Britania.

Ai i mori dhunshëm mikrofonin nga dora këngëtares 29-vjeçare të shtunën në mbrëmje dhe bërtiti “Nazistët e medias në Mbretërinë e Bashkuar, kërkojmë liri” para se të nxirrej menjëherë nga skena.

Teksa në bluzën e tij shkruhej “Punët e mafias shtetërore britanike: Media britanike”, ndërsa poshtë “Porositeni në Amazon”.

Me sa duket fansi është një reper që aspiron shumë dhe çuditërisht me origjinë shqiptare. Ai quhet Kostandin dhe njihet me emrin e artit si Dr. A.C, shkruan “ekspress”.

Kjo nuk është hera e parë që ai ndërpret një event live e për këtë është shndërruar në një ikonë televizive në mendjen e britanikëve.

Baby Boo