I mohohet shtetësia franceze pasi refuzoi t’u zgjat dorën burrave për t’u përshëndetur


Autoritetet franceze tashmë i kanë ashpërsuar kushtet për marrjen e shtetësisë së tyre. Një myslimanes me prejardhje nga Algjeria i është mohuar shtetësia franceze, pasi gjatë ceremonisë për shtetësinë e saj, ajo ka refuzuar të përshëndetet me dorë me burrat.

Me këtë rast, Gjykata më e lartë administrative në Paris, të enjten e ka refuzuar ankesën e gruas myslimane, si instanca e fundit, shkruan albinfo.ch.

Algjeriania e martuar me një shtetas francez është dashur të pajiset me shtetësi franceze në muajin qershor të vitit 2016, shkruajnë mediat e huaja. Gjatë ceremonisë për shtetësinë e saj në qarkun Isere, ajo ka refuzuar t’ua japë dorën nëpunësve përkatës si dhe një politikani lokal.

Veprimin e saj e ka argumentuar nga “besimi religjioz”, i cili ia ndalon përshëndetjen me dorë me burra të huaj.

Baby Boo