I mbijetuari nga ak*sidenti në Kroaci shpërthen në lot teksa tregon momentin kur i doli gjumi nga përp*lasja


Fidan Hajdari i cili arriti të shpëtoi i gjallë nga aks*identi tr*agjik në Kroaci ka treguar tm*errin që përjetuan derisa autobusi po përp*lasej.
Hajdari ka thënë se në momentin kur ndodhi aks*identi kishte qenë në gjumë dhe se gjithçka kishte ndodhur shumë shpejt.

“Vetëm kam udhëtu, nuk e kam pasë askënd të familjes. Rasti ka ndodhur në 6 në mëngjes, shumica kemi qenë në gjumë, ka ndodhur një ak*sident shumë i shpejtë. Arsyet e ak*sidentit është mirë me i dhënë policia, unë për vete kam qenë në gjumë nuk mund të supozojë”, ka thënë Hajdari.
Mes lotësh ai tregon se disa nga trupat e vik*timave i kishin larguar vetë dhe shton se pamjet ishin shumë të rënda.

“Më ka dalë gjumi, e kam pa që jemi duke u përp*lasur por se kemi pritur që ka me qenë kaq tra*gjik. Fati që kemi shpëtuar shumica, fati i keq është që 10 prej neve nuk ia kanë dalë. Autoritetet kroate i kisha falenderu kanë bërë një punë shumë të mirë”, tha Hajdari.
“Kam qenë në pjesën e mesme të autobusit në katin e sipërm. Po, shumicën prej tyre i kemi largu vetë trupat… E kam lajmëru familjen, janë informu edhe prej mediave”, shtoi ai.

Baby Boo