I mbijetuari i shkollës rezidenciale në Kanada: Disa trupa të fëmijëve janë djegur atje


Përderisa diskutimet vazhdojnë për zbulimin e varreve të pashënuara në tre shkolla rezidenciale në Kanada për fëmijët indigjenë, tani kanë dalë disa pretendime se trupat e disa fëmijëve u dogjën në Shkollën Rezidenciale të Institutit Mohawk në Brantford të Ontarios.
Qendra Rajonale e Mbështetjes Indigjene në Brantford organizoi një marshim për fëmijët që humbën jetën derisa ishin regjistruar në shkollat ​​me konvikt të kishës.

Mijëra kanadezë u mblodhën në kopshtin e Qendrës Komunitare të Brantfordit dhe marshuan drejt ish-shkollës rezidenciale.
Një nga marshuesit, Doug Enhug, i tha AA se babai i tij ishte nxënës në shkollën rezidenciale Mohawk.
I pyetur nëse kishte edhe varre të pashënuara në shkollë, Enhug tha se asgjë nuk do të gjeni, pasi ai kishte dëgjuar nga një i mbijetuar i shkollës se trupat e fëmijëve ishin djegur atje.

Enhug shtoi se i mbijetuari i ka thënë se i kanë parë ata duke djegur një trup në krematorium.
Drejtoresha e Qendrës Rajonale të Mbështetjes Indigjene në Brantford, Rebeca Wilson e cila gjithashtu ishte organizatore e marshimit, tha se kishte një krematorium në ndërtesë dhe se kishte dëgjuar shumë histori të shkatërrimit të “mbetjeve” atje.
Tre grupe motoristësh me numrin më të madh të anëtarëve në rajon mbështetën marshimin ndërsa policia lokale mori masa paraprake.

Baby Boo