I mbetet dasma në gjysmë: Policia i shkon e pa ftuar dhe e arr*eston


Në Pejë Policia e Kosovës ka arr*estuar një person pasi që i njëjti ka organizuar aheng familjar duke mbledhur rreth 40 persona. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh të saj ka bërë të ditur se me datë 23 gusht në Pejë, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti duke mos respektuar vendimin e qeverisë ka organizuar aheng familjar te i cili janë takuar rreth 40 persona.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë nga Policia e Kosovës:

Rr. Lekë Dukagjini, Pejë, 23.08.2020 – 23:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti duke mos respektuar vendimin e qeverisë ka organizuar aheng familjar te i cili janë takuar rreth 40 persona. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Baby Boo