I lidhur me truprojën? Presidenti Macron akuzohet se është gay


“Nuk kam pasur marrëdhënie seksuale me të”. Presidenti francez Emmanuel Macron përdori pikërisht këtë frazë, për t’u mohuar deputetëve të tij çdo lidhje me truprojën e tij, Alexandre Benalla.

Komenti i jashtëzakonshëm i Macron, në përgjigje të thashethemeve në internet, dështoi të shpjegonte marrëdhënien së tij të ngushtë me 26-vjeçarin misterioz.

Ai u shpreh se: “Benalla nuk i ka pasur kurrë kodet bërthamore. Benalla nuk ka qenë kurrë i dashuri im!”
Skandali, i cili ka pushtuar tanimë Francën, u shkaktua nga video që tregon Benallan të veshur si oficer policie (të cilën nuk ka të drejtë të mbajë pasi nuk është polic) duke sulmuar një djalë dhe një vajzë në rrugët e Parisit”.

Videoja u filmua gjatë protestave të Ditës së Majit gati tre muaj më parë. Por, pavarësisht se u raportua menjëherë në zyrën e presidentit, incidenti u hodh poshtë shpejt, në kundërshtim me ligjin francez.

Ai dhe Benalla duket se janë të pandashëm. Ata shëtisin me biçikleta dhe ndjekin ndeshjet e tenisit së bashku.

Fotografitë e fushatës presidenciale të vitit të kaluar treguan se Benalla ishte gjithnjë prezent në takimet e Macron.

Sipas medieve franceze, ai u akuzua gjithashtu për largimin e gazetarëve që bënin pyetje të pakëndshme gjatë tubimeve të fushatës, veçanërisht ata që pyetën për martesën e Macron me Brigitte Auziere, mësuesen 25 vjet më të madhe, me të cilën Macron u dashurua kur ishte 15 vjeç.

Marrëdhënia e tyre ka tërhequr edhe më shumë komente falë thashethemeve që paparacët zotëronin foto kompromentuese të Macron me Mathieu Gallet, gazetarin 41-vjeçar të “Radio France”, në një pyll.

Macron mohoi të ishte homoseksual ose të ishte në një lidhje me në mashkull, duke dhënë një intervistë intriguese në të cilën deklaroi se ishte e mundur që një njeri të jetonte me një grua më të vjetër pa qenë homoseksual.

Ai u shpreh se: “Po të isha homoseksual, do ta thosha dhe do ta jetoja hapur.”

Baby Boo