I kishte bërë vërejtje vajzës, 35 vjeçarja nga Ferizaj “bën për spital” mësuesen


Një 35 vjeçare në Ferizaj të Kosovës ka dhunuar ashpër mësuesen e vajzës së saj.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën Naim Frashëri në fshatin Zaskok.

Shkak i konfliktit mes tyre është bërë një vërejtje që mësuesja 58 vjeçare i ka bërë vajzës së saj, gjë që e ka bërë 35 vjeçaren të revoltohet dhe të “bëjë për spital” mësuesen.
“Në lidhje me këtë policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arr*estuar personin e dyshuar me inicialet B.P (F/K) e moshës 35 vjeçare e cila kishte su*lmuar personin tjetër vi*ktimën në këtë rast H.L ( F/K) e moshës 58 vjeçare mësimdhënëse në këtë shkollë duke i shkaktuar lën*dime trupore dhe kishte marr tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Deri të ky lë*ndim trupor kishte ardhur si shkak se vajza e të dyshuarës nxënëse në këtë shkollë kishte marr një vërejtje”. E dyshuara pasi është intervistuar nga policia me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore dhe rasti është iniciuar “Lëndim trupor dhe Vetëgjyqësi” thuhet në njoftim./albeu

Baby Boo