I kapi mesazhe me një tjetër, shqiptari rreh gruan dhe dashnorin e saj


Një 35-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e karabinierierëve të Fontanellato, në Itali, nën akuzën e ushtrimit të dhunës në familje.

Shqiptari banues në Fontevivo mban përgjegjësi për keqtrajtim, dhunë seksuale dhe kërcënime.

Keqtrajtimet ndaj gruas së tij do të nisnin sapo ai zbuloi një shkëmbim mesazhesh midis gruas së tij dhe një burri tjetër, për të cilin besonte se ishte i dashuri i saj.

Që nga ai moment, shqiptari filloi aktet e hakmarrjes dhe kërcënimeve ndaj burrit, që besonte si ishte i dashuri i gruas së tij, i cili u detyrua të linte Italinë nga frika.

Baby Boo