I ka 125 vjet, pi cigare që tetë dekada – ka edhe një djalë 7-vjeç (VIDEO)


Disa thonë se gjenetika është shumë e rëndësishme. Por, edhe nëse paraardhësit e juaj nuk kanë jetuar gjatë, kjo nuk do të thotë se do të jetoni aq gjatë sikurse ata.

Gjenetika mund të ketë ndikim vetëm në 30 për qind të rasteve, pjesa tjetër varet prej jush dhe si dini ta kontrolloni sjelljen, mënyrën e të ushqyerit e shumë faktorë tjerë.

Rrëfimi i 125-vjeçarit (disa pretendojnë se i ka 117, kurse disa 135, por saktësisht nuk është konfirmuar pasi nuk posedon certifikatë të lindjes) nga Libia, Suliman Al-Mul i për më shumë se 80 vite konsumon duhan, i ka habitur të gjithë.

Ai është aq energjik, sa që gatuan, prenë drutë, shëtit çdo ditë rreth tri kilometra dhe ka një djalë 7-vjeçar. Ai është martuar dy herë, gruaja e tij e parë kishte vdekur në moshën 70-vjeçare, dhe me të i ka 7 fëmijë. Tani jeton me gruan e dytë. Ai beson se sekreti i jetëgjatësisë është konsumimi i ushqimit të shëndetshëm.

“Sekreti qëndron tek lloji dhe cilësia e ushqimit. Ha aq sa kam nevojë. Mos iu afroni ushqimit që përmban përbërës të panjohur dhe shmangni vajin që shitet nëpër rrugë. Duhet të përdorni vetëm vaj ulliri, mjaltë dhe produkte të dhisë, nëse dëshironi të jetoni gjatë”, ka deklaruar ky burrë i moshuar.

Sipas tij një sekret tjetër për jetëgjatësi është qaji “magjik”, për të cilin ai pretendon se mund të ringjall të vdekurit.

Baby Boo