I jepet lamtumira gazetarit Kastriot Shehdadi


Me nderime të larta është varrosur sot ish-gazetari shumëvjeçar Kastriot Shehdadi, i cili ka qenë i angazhuar në disa mediume në Kosovë e Shqipëri e së fundmi ishte edhe pjesë e Zyrës për Informim në Komunën e Gjakovës. Në ceremoninë e varrimit, të organizuar nën patronatin e kryetarit të Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, morën pjesë qytetarë, kolegë e miq të Kastriotit, të cilët së bashku ndanë dhimbjen për humbjen e hershme të të ndjerit.

Në fjalën e tij para të pranishmëve kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, e ka çmuar lartë veprën dhe kontributin e Kastriot Shehdadit duke shtuar se me Kastriotin ishin miq që nga fëmijëria, për të vazhduar duke qenë bashkëpunëtorë deri në ditën e sotme.
Ai e ka vlerësuar Kastriotin si një profesionist fjalëpakë por mjaft voluminoz në kryerjen e detyrave dhe obligimeve të veta.

Fjalë miradije për personalitetin dhe përkushtimin por në të njëjtën kohë edhe dhembje e pikëllim për humbjen e tij, kanë thënë edhe miqtë e bashkëpunëtorët e tij veterani i gazetarisë nga Gjakova, Musa Kurhasku, gazetari nga Radio Tirana Jaho Margjeka dhe miku e gazetari nga Gjirokastra, Engjëll Serjani, të cilët thanë se vdekja e Kastriotit është humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për gazetarinë shqiptare, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij të shumtë. Ndërsa, në emër të familjes Shehdadi, të pranishmin i ka falënderuar vëllai i të ndjerit Lekë Shehdadi.

Baby Boo