I jepet lamtumira e fundit Ruzhdi Latës,Komuna e Dibrës shpalli 3 ditë zie


Dibra sot i dha lamtumirën kryetarit të komunës së saj, Ruzhdi Latës. Ai në moshën 65 vjeçare ndërroi jetë pas një sëmundjeje të rëndë.

Me këtë rast Këshilli Komunal i Dibrës në mbledhje të jashtëzakonshme shpalli 3 ditë zie. Anëtarët e familjes, një numër i madh i të afërmve dhe miqve të tij dhe përfaqësues të institucioneve, kryetarëve të komunave, myftive dhe imamëve nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova, morën pjesë në mbledhjen përkujtimore.

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti tha se Lata ishte njeriu që rrezatonte në të gjitha drejtimet që ai merrte përsipër.

“E njohim si drejtues si të institucioneve shtetërore, ashtu edhe atyre arsimore, edukator i mirëfilltë dhe në fund edhe politikan e krijues. Ne do e mbajmë mend për fjalët e tij të mençura dhe orientuese në kryesi të BDI-së”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Baby Boo