I hoqën ndihmën ekonomike, 58 vjeçarja pëson αtαk gjatë takimit me kryebashkiaken e Lushnjës (EMRI)


Një 58-vjeçare nga fshati Çinar ka ndërruar jetë këtë të enjte në ambientet e Bashkisë së Lushnjes.

TV Klan raporton se gruaja, e identifikuar si Shpresa Cani, kishte shkuar në zyrat e bashkisë për të pyetur përse iu ishte hequr ndihma ekonomike. Pasi është paraqitur në zyrën e informacionit, ajo është drejtuar Drejtorisë së Ndihmës Sociale.

Sipas burimeve të TV Klan, vίktίma ka debatuar a shpër me punonjësit e kësaj zyre rreth faktit të heqjes së emrit nga lista e përkrahjes sociale dhe është nxjerrë me forcë nga kjo zyrë.

Më pas 58-vjeçarja ka kërkuar takim me kryetaren e Bashkisë, Eriselda Sefa dhe është ngjitur në katin e dytë për të takuar kryetaren.

Sapo ka kryer takimin, ajo është ndier kέq dhe është lajmëruar ambulanca e Spitalit të Lushnjes.

Pas mbërritjes së a mbulancës, gruaja kishte ndërruar jetë në vend. Pas kësaj ngjarjeje, Polίcia e Lushnjes ka referuar materialet në prokurori, për të hetuar shkaqet e vdέkjέs së 58-vjeçares.

Baby Boo