I hodhën acid në fytyrë, Vilma: Si të kthehem në Shqipëri? “Trimin” s’e kanë dënuar akoma (VIDEO)


Vilma Dule ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “ABC-ja e mëngjesit” për ngjarjen e rëndë që i ndodhi në gusht të vitit 2013, ku u su*lmua me acid në fytyrë.

Ngjarja e shëmtuar ndodhi poshtë pallatit ku banonte Vilma, ku agresori e kishte pritur derisa të dilte. Megjithatë, pavarësisht peripecive që është dashur të kalojë, Vilma rrëfen se me forcë dhe vullnet ka ecur përpara.

Pas largimit nga Shqipëria, ajo kreu 25 ndërhyrje kirurgjikale gjatë kohës që qëndronte në Francë. Ajo thotë se nuk do të kthehet në Shqipëri, pasi autori nuk është arre stuar dhe kjo e bën të ndihet e kërc*ënuar.

Tani, ajo është kthyer në një shembull frymëzues. Ka hapur një ekspozitë të titulluar “Persona”, përmes së cilës dëshiron të përcjellë një mesazh shprese për të gjithë njerëzit që kanë vuajtur dhe kanë përballur dhu nën.

“Është e lehtë të flasësh në këtë pikë, jam kuruar dhe fizikisht, nuk është aq e lehtë, duhet të jemi të ndërgjegjshëm që kur su*lmojmë një femër shkatërrojmë një botë.

Sul*mi me acid është tradicion i kulturave indiane, kundër identitetit. Nuk donin të shkatërronin lëkurën time për identitetin tim, kjo është ajo që nuk kam lejuar të ndodhë, sepse pasi dola nga spitali i premtova veten tre gjëra.

E para të mos vik*timizohem, nuk kam bërë asgjë për të qenë një vik*timë. I kam premtuar që të mos shikoj asnjëherë pas. Kush e ka lënë Shqipërinë pa dëshirë më kupton se çfarë do të thotë kjo gjë.

I ngjava pak gjyshes time dhe ajo u çrrënjësua, ironike se si fati u përsërit tek mua, u largova nga Shqipëria, personat nuk u dënuan nuk kthehem dot më në Shqipëri”, rrëfeu ajo.

“Mëshirë sepse faljen ia jep një njeriu që ta kërkon, kurse mëshirën ia jep të gjithëve, një person që arrin të sul’mojë, në atë formë si ma bënë mua, kam mëshirë për ata sepse duhet të jesh një njeri me shpirt të vogël të planifikosh në detaje agre*sionin e një femre, të arrish të bësh në dritën e diellit në mes të Tiranës.

Kam mëshirë për botën e tyre të vogël për njerëzit që i rrethojnë, për ato nëna dhe gra që i rrethojnë”, shtoi më tej ajo.
Duke folur për ekspozitën Vilma u shpreh: “Jam kuruar në Francë dhe ka një sistem kurimi shumë special, ti nëse digjesh ke një qendër rehabilitimi ku shkon dhe kurohesh.

Prodhohen maska, të cilat një i djegur t’i mbajë 24 orë, i kam veshur për 5 vite. Gjatë kësaj periudhe që e mbaja maskën punoja dhe jetoja, ndodhi që shikoja reagimet e njerëzve që më shikonin me çudi, kuriozitet, mëshirë dhe lindi në mua nevoja për të transferuar sensin e kësaj maske nga një objekt mjekësor në art.

Çdo njeri mund ta gjente veten në këtë projekt dhe fillova të pikturoja maskat, e ndava me 24 të tjerë të djegur dhe nga ky projekt lindi projekti “Persona” që ka si moto se pas çdo maske ka një person, qëllimi është të sensibilizojë empatinë, të vihemi në vendin e tjetrit dhe të mos gjykojmë”.

Baby Boo