I helmuari bashkë me 5 anëtarë të familjes: Diçka ka ndodhur, ujin e njëjtë e kemi pirë prej katër vjetësh


Edhe banorët e fshatit Prilep të Deçanit ishin ndër ata që pësuan nga helmimi masiv.
Hysni Dabiqaj bashkë me pesë anëtarë tjerë të familjes kanë ndjerë simptomat e helmimit qysh nga dita e premte.
“Mua simptomat më kanë kapluar të premten derisa familjarët tjerë të shtunën…Të gjithë i kemi pasur simptomat e njëjta. Dhembje barku, bark qitje, vjellje e tjera”, tha ai në RTV Dukagjini.

Dabiqaj thotë se njëra nga vajzat e tij është duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.
Ai thotë se deri më tani ilaçet dhe ujin e kanë siguruar vet.
“Sot na kanë sjellë ujë të pijshëm”, tha ai.

Dabiqaj thotë se ujin nga ujësjellësi e kanë përdorur prej katër vitesh dhe nuk kanë pasur problem.
“Kanë rënë disa shira dhe uji ka ardhur i turbulluar nja dy ditë. Diçka ka ndodhur, pasi ne e kemi përdorur këtë ujë prej katër vitesh. E tash një katund të helmohet, është e çuditshme”, tha ndër të tjera Hysni Dabiqaj.

Baby Boo