I dyshuari për vrasjen e Tupac Shakur del para gjykatës


60-vjeçari i arrestuar javën e kaluar për vrasjen e reperit Tupac Shakur doli për herë të parë në gjykatë të mërkurën në Las Vegas, ku një gjykatës zgjodhi të shtyjë gjykimin e tij për të paktën dy javë.

Duane Keith Davis, i njohur si “Keffe D”, pritej të ngrihej në gjyq me akuzën për vrasje me përdorimin e një arme më 7 shtator 1996, shkruan CNN.

Por, kur Davis u shfaq në gjykatë të mërkurën, i veshur me një kostum të Qendrës së Paraburgimit të Qarkut Clark, ai tha se avokatit të tij mbrojtës i duheshin dy javë për të rregulluar që të ishte i pranishëm.

Gjykatësi i shtetit, Tierra D. Jones dha një vendim duke vonuar gjykimin deri më 19 tetor.

Baby Boo