I dyshuari për plagosjen e polices mohon të jetë autori


U arrestua si i dyshuar për plagosjen e efektives së njësisë “Shqiponja”, Ina Nuka, ka pranuar se ka hedhur kapsolla gjatë protestës, por, sipas tij, nuk donte të dëmtonte policët.

Gjatë dëshmisë që ka dhënë në Polici, ai ka mohuar të jetë autor i plagosjes së efektives 24-vjeçare, edhe pse burimet thanë se identifikimi i tij është bërë përmes pamjeve filmike.

Nga ana tjetër, babai i 18-vjeçarit, Viktor Dobraj, ka deklaruar dje se djalin ia arrestuan teksa po bëheshin bisedime për vetëdorëzimin.
Nga ana tjetër, thotë se i biri është dhunuar në qelitë ku po mbahet i arrestuar. Policia e Tiranës e arrestoi Daniel Dobrën 24 pas ngjarjes së të enjtes. Ai dyshohet të jetë personi përgjegjës për plagosjen e efektives së forcave “Shqiponja”, Ina Nuka.
Kjo e fundit humbi dy gishtërinjtë e dorës së djathtë në protestën e banorëve të zonës së “Unazës së Re”, zhvilluar ditën e enjte përpara godinës së Parlamentit.
Personi që ka hedhur lëndën plasëse në drejtim të efektives së Policisë, sipas burimeve zyrtare, është 18-vjeçar Daniel Drobaj, banues në Tiranë. Policia thotë se emri i tij u zbulua ditën e premte pas verifikimit të pamjeve filmike gjatë protestës.
“Shërbimet e Policisë Tiranë identifikojnë dhe kapin në kohë rekord autorin e plagosjes së efektives së Policisë, shtetases Ina Nuka. Nga shërbimet e Policisë Tiranë, falë një pune të mirorganizuar hetimore, u bë identifikimi dhe kapja në kohë rekord e autorit të plagosjes, shtetasi Daniel Drobaj, 18 vjeç, banues në Tiranë”, tha zyrtarisht Policia e Tiranës. Tashmë, ky shtetas akuzohet për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Goditja për shkak të detyrës”. Drobaj u kap të premten në darkë në zonën e “Parkut të Autobusëve”. Efektivja e “Shqiponjave”, Ina Nuka, ishte me shërbim ditën e enjte në protestën e banorëve të zonës së “Unazës së Re”, që zhvillohej përpara godinës së Parlamentit.

Banorët kundërshtojnë projektin për zgjerimin e rrugës që prek 300 banesa, pjesa më e madhe e të cilave të palegalizuara. Prej 20 ditësh, ata protestojnë për dëmshpërblimet për shembjet e banesave të tyre.

Baby Boo