I dyshuari për rra*hjen me policin lutet për liri pasi do të martohet


Gru*shtim dhe zva*rritje në mes të rrugës ishte pamja që u bë virale dje, me protagonistë dy qytetarë nga Ferizaj që shihet tek kac*afyten me dy zyrtarë policorë. Sot dy qytetarët dolën para Gjykatës së Ferizajt ku edhe u vendos që të dy do të qëndrojnë në parabu*rgim për një muaj si të dyshuar për su*lm ndaj personave zyrtarë.
Para këtij vendimi, E.G dhe E.E treguan se si erdhi deri te përl*eshja me policët deri sa ata po kryenin kontrollat rutinore për të parë nëse qytetarët po u përmbahen rregullave mbrojtëse ndaj COVID-19.

Para gjyqtarit, i dyshuari E.G. ka deklaruar se është penduar për këtë vepër duke bërë edhe pranimin e fajësisë.
“Kam humbur kontrollin dhe ka ardhur deri tek ajo ku unë nuk kam pasur për qëllim ta kryej atë vepër pe*nale. Polici ka qenë duke e kryer detyren e tij në menyrë të rregullt. I premtoj Gjykatës qe nuk do të përsëris vepra pen*ale” citohet të ketë thënë i dyshuari E.G.
Pendim për veprën ka shfaqur edhe i dyshuari tjetër E.E. “I premtoj Gjykatës që nuk do të përsëris vepra pe*nale. I kërkoj falje policëve dhe dua të ju njoftoj se më 20 gusht kam pasur ndërmend qe të martohem”, citohet të ketë thënë i dyshuari E.G. Gjykata ka refuzuar të gjitha propozimet e të dy*shuarve dhe mbrojtësve të tyre të cilët kërkuan masën e arr*estit shtëpiak dhe masën e dorëzanisë duke e parë vetëm parabu*rgimin si masën më adekuate për të dyshuarit.

Baby Boo