I digjet banesa në Gjermani taksistit nga Kosova që i kishte gjetur dokumentet e portierit Neuer


Mediumi gjerman “BILD” raporton se kosovari 49-vjeçar Hazir Stublla u dëmtua shumë materialisht në natën e Vitit të Ri. Stublla është taksist me profesion.

Siç raporton “BILD”, transmeton Gazeta Express një raketë natën e Vitit të Ri ia shkatërroi gjithë banesën 100 m² në Carl-Orff-Bogen (Freimann), duke i shkaktuar dëme mbi 100 mijë euro.

Kur atij i ndodhi fatkeqësia, Stublla ishte për pushime me familjen e tij në Kosovë dhe kishte marrë video të banesës së djegur nga fqinjët e tij në natën e ndërrimit të viteve.

Mediumi gjerman shkruan se ai ka gruan dhe katër fëmijë (20, 18, 16 dhe 14 vjeç).

“Sapo kisha investuar 20 mijë euro në një kuzhinë të re”, ankohet ai.

Kujtojmë se, Stublla u bë i njohur në mbarë vendin si taksisti që ia dërgoi portofolion e Manuel Neuer.

Baby Boo