I dha 20 euro policit në Shqipëri, arrestohet 28 vjeçari


Një 28-vjeçar, nga Kosova, është vënë në pranga nga policia në autostradën Milot-Morinë, pasi tentoi të korr*uptonte një punonjës të Policisë Rrugore.
Policia bën të ditur se punonjësit e Policisë Rrugore kanë konstatuar një parakalim të gabuar nga një drejtues automjeti duke rre*zikuar përfshirjen në aksi*dent rrugor.

Gjatë momentit që punonjësit e Policisë po i kontrollonin dokumentacionin dhe po i komunikonin shkeljen dhe masën administrative drejtuesit të mjetit “Audi”, shtetasit Gj. T., 28 vjeç, banues në Kosovë, ky shtetas ka tentuar të korr*uptojë punonjësit e Policisë Rrugore duke iu dhënë një kartëmonedhë 20 euro.

Baby Boo