I dënuari në rastin “Kumanova” me një letër publike për liderët shqiptar


Ish ushtar i UÇK-së Enver Hoxha Klein i dënuar për rastin e Kumanovës nga bu*rgu ka shkruar një letër publike për dy qeveritë shqiptare të Kosovës dhe të Shqipërisë. Letrën publike ai e ka bërë përmes një postimi në Facebook ku i është drejtuar presidentit Thaçi dhe Meta dhe kryeministrave Hoti dhe Rama.

“Vite kaluan dhe bashkë me të mosinteresimi politik që është më se i dukshëm madje mohues. Kjo më jep të kuptoj së këtu asgjë kombëtare nuk kishte dmth së jemi keqpërdorur në lojalitetin tonë patriotik. Pasi kjo del të jetë e pakontestueshëm, dua të iu ve në dijeni për hir të së vërtetës dhe parimitetit ndaj kauzës dhe emrit dhe çdo gjë shqiptare së tash e tutje do veproj individualisht do shfrytëzoj të gjitha mjetet ligjore që të sqarohen rrethanat dhe qëllimi i kontaktimit tim në Gjermani ngase për terrorizëm jam akuzuar.

Kjo nuk ishte kurrë pjesë e qenies sime dhe njollë të tillë nuk do bartë ju betohem” ka shkruar ai në Facebook.
Enver Hoxha Klein është edhe veteran invalidor i Brigadës 138 Agim Ramadani.
Postimi i tij i plotë:
Letër e hapur drejtuar qeverive shqiptare në Prishtinë dhe Tiranë
1.Presidentit Hashim Thaqi??

2.Kryeministrit Abdullah Hotit??
sikurse
1.Presidentit Ilir Meta??
2.Kryeministrit Edi Rama ??
Unë quhëm EnverHoxha Klein shtetas gjerman më origjinê gjermano-shqiptare.

Arsyeja ime që po ju drejtohem përmes kesaj letre është sa personale aq edhe i karakterit patriotik.
Ju shkruaj në cilësi të qenurit i bur*gosur për më tepër së 5 vite në bu*rgjet maqedonase për rastin e njohur nga opinioni si ‘Kumanova 9 Maj 2015.
Është hera e parë dhe do mbetet i tillë si i vetmi, jo si lutje por si shënim arkivor për të ardhmen pêr botën e pasme për gjeneratat që do pasojnë.

Nuk përfaqësoj askënd pos vetes sime.
Dua që në fillim të bejë të qartë pozicionin tim apartiak dhe aspak ideologjik përpos Patriotit në plotëkuptimin e fjalës, që përherê ishte konstant kurrë qe në pyetje t’i shërbenim fatit dhe interesave mbarëkombetare.
Keshtu që për ti rênë shkurt, dua të ju informoj për hapat e mia tash e tutje që do t’i konkretizoj në lidhje më fatin tim, dinjitetin, nderin tim dhe atij familjar dhe së fundmi edhe gjendjes shëndetsore.
Unë në bu*rg gjindem.pasi jam kontaktuar më fjalët ‘ Atdheu në rrezik, Shqiperia do bashkuar!

Vite kaluan dhe bashkë më të mosinteresimi politik që është më se i dukshëm, madje mohues.Kjo më jep të kuptoj së ketu asgjë kombëtare nuk kishte dmth së jemi keqpêrdorur në lojalitetin tonë patriotik.
Pasi kjo del tē jetë e.pakontestueshëm dua të iu ve në dijeni për hirë të sê vërtetës dhe parimitetit ndaj kauzës dhe emrit dhe çdo gjë shqiptare së tash e tutje do veproj individualisht, do shfrytëzoj të gjitha mjetet ligjore që të sqarrohen rrethanat dhe qëllimi i kontaktimit tim në Gjermani ngase për terrorizëm jam akuzuar.

Kjo nuk ishte kurrë pjesë e qënjies sime dhe njollë të tillë nuk do bartë, ju betohem.
Kjo do mè shpjerrë ndoshta edhe në gjykatën e Strassburgut për të kërkuar drejtësinë e mohuar.
Unë zbritje dënimi nga 40 vite, heqjen e termit akuzë ‘terrorizëm apo të dënohem qoftë edhe vetëm pēr armëmbajtje pa leje nuk do e marrë në konsideratē, nuk e pranoj.

Deri më sot asistencën , ndihmen zyrtare gjermane nuk e kam kërkuar pasi siç u thash jam thirrur nga pala shqiptare për atdhe. (* detalet do të ofrohen më kohë # në hetim më hetuesinë)
Do e kuptoj ateherë veten nê të drejtën e veprimit nga qëndrimi i (mos-) reagimit tuaj, dhe nxjerrë përfundimin së u futa në kurth. Do të nënshkruaj ekstradimin tim për në Gjermani nën akuzë të qenurit terrorist pasi ligjerisht në menyrē procedurale vetëm në ketë menyrè mund të realizohet.

Unë nuk kam nevoj të falēm nga kushdo qoftë
pasi si Veteran i lu*ftës së Kosovēs kam dhënë një betim para flamurit, duke kuptuar tanime së luftëtarët u keqpërdoruan që ateherë në kohë lu*ftë për arsyje konjunkturash politike kur janë betuar fjalë për fjalë në diç që kurrë nuk u realizua politikisht Ky besim i dikurshēm pashmangshmërisht dhe më keqardhje të thellë na bên të kuptojmë sot së paskesh qenë bindje të qenurit naiv

Ndonëse nuk jam GI amerikan (*Goverment Issue # aset kombëtar) mishëroj tiparët e Marinsave e tyre.
Jam Marines shqiptar që për nder ka të mbroj atdheun anë e mbanë qoftë edhe pa përkrahjen e politikes, ne gjithëmonë do qëndrojmë aty ku e do nevoja shqiptare.Luftë të huaj nuk bemë. Angazhohemi dhe mbrojmë interesat e popullit të përvuajtur shqiptar kudo për mireqënije dhe prosperitet për faktorizimin e tij nē harmoni mē popujt tjerë kulturat e tyre, vlerat evropiane dhe ato univerzale në pergjithësi.

Shqiptarisht
Enver Hoxha Klein
Veteran invalidor i Brigadës 138 Agim Ramadani
* Kjo letēr # postim është për shpërndarje !
Do isha mirenjohēs po të mund të arrinim që ky qëndrim i imi të arrij në adresat e pushtetmbajtësve!
Ju faleminderit për ndihmen tuaj paraprakisht që tani

Baby Boo