I dënuari me bu*rgim të përjetshëm në grupin “Kumanova” shfaq të mbjellat brenda burgut (FOTO)


Anëtari i grupit “Kumanova”, Demë Shehu i cili u dënua me bu*rgim të përjetshëm ka ndarë disa fotografi nga bahçja që ky grup ka bërë brenda hapësirave të bu*rgut. Shehu shkroi se “kjo tokë është shqiptare dhe e bekuar nga i lumi Zot, e tregon fakti se këtu mbinë të gjitha llojet e perimeve”. Në fotografitë e publikuara nga Shehu shihet se grupi ka mbjellur speca, domate, shalqinjë e sallata.

Tutje, ai tha shkroi se kudo që të jenë, kurrë nuk do të rreshtin së mbjelluri farat e çlirimit të tokave Ilire-Arbërore-Shqiptare. Kujtojmë se grupi “Kumanova” u dënua me gjithsej 746 vjet bu*rgim për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë. Shtatë prej 37 personave janë dënuar me bu*rgim të përjetshëm, ndërsa katër prej 37 të akuzuarve janë liruar si të pafajshëm.

Baby Boo