I dënuar për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet i riu…


24-vjeçar nga Dibra ka rënë në pranga, pasi është dënuar me 6 vite burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni. Burime zyrtare nga policia thanë se bëhet fjalë për shtetasin Florjan Zeqja, banues në Maqellarë.

Njoftimi i policisë:

Sektori për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, si rezultat i një pune të mirëorganizuar, në njësinë Administrative Maqellarë, Dibër, kanë zhvilluar një operacion policor, ku është finalizuar me kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

F.Z, 24 vjeç, banues në Maqellarë-Dibër.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Torinos/Itali, ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.

Ky shtetas është dënuar me 6 vjet burg. Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana, po kryen procedurat e nevojshme me qëllim e ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Baby Boo