I DËNUAR PËR PROSTITUCION, EKSTRADOHET DREJT ITALISË DIBRANI


Një 47 vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Policia për në shtetin italian.

Mësohet se shtetasi me inicialet M.H, banues në Dibër është ekstraduar në Itali për akuzën “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzim prostitucioni”, i dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg nga Gjykata e Reggio Calabria.

KOMISARIATI I KUFIRIT DHE MIGRACIONIT RINAS:

Më datë 13. 09. 2018, në SPK Rinas, në dalje, nga ZQK Interpol Tirana, u ekstradua për në Itali, shtetasi në kërkim ndërkombëtar, M. H., vjeç 47, banues në Dibër, pasi Gjykata Reggio Calabria, Itali, e ka dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg, për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzim prostitucioni. Kodi Penal Italian.

Baby Boo