I DËNUAR NË ITALI ME 17 VJET BURG, ARRESTOHET VLONJATI I SHUMËKËRKUAR


Arrestohet në Vlorë një 52 vjeçar me qëllim ekstradimi një Itali. Mësohet se i arrestuari është Maks Merkaj, 52 vjeç, banues në Vlorë.

Burime nga policia bëjnë me dije se 52 vjeçari rezulton i dënuar në vitin 2011 nga gjykata italiane me 17 vjet burg. Merkaj akuzohet për veprat penale “Organizatë Kriminale” dhe “Shfrytëzim Prostitucioni dhe Pengmarrje.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni “BLIC”

Kapet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi në Itali.

Shtetasi i dënuar me 17 vite burg, për Organizatë kriminale, Pengmarrje, Shfrytëzim prostiticioni etj.

Strukturat Policore të Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe vënien e tyre para drejtësisë kanë organizuar një operacion policor të koduar ”Blic”.

Si rezultat i operacionit është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht shtetasit:

M.M, 52 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë.

Këtë shtetas Gjykata e Assizes Venecia, Itali, me vendimin nr. 1/2001 R.G.C.Ass, datë 10.04.2011, e ka dënuar me 17 vite burgim, mbetur për të vuajtur edhe 14 vite, për veprat penale “Organizatë kriminale”, ”Pengmarrje”, ”Marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe ”Shfrytezim prostitucioni”, parashikuar nga nenet 61,81,110,519,600,605 të Kodit Penal Italian.

Interpol Tirana po vijon procedurat e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejtim drejtësisë Italiane.

Baby Boo