I dënuar me 23 vjet burg: Lirohet gabimisht, i burgosuri dorëzohet vetë në polici


I dënuar me 23 vjet burg: Lirohet gabimisht, i burgosuri dorëzohet vetë në polici

Një rast shumë i rrallë ka ndodhur në një burg në Florida, ku i burgosuri Cedrick Gant është liruar gabimisht nga burgu, por duke qenë fajtor për krimet që ka kryer ai e ka parë të arsyeshme të dorëzohet vetë në polici, shkruan Gazeta Metro.

Gant, një 29-vjeçar i dënuar me 23 vjet burg u lirua pas një ngatërrese në dokumentet e tij të burgimit. Kjo ndodhi gjatë transferimit të tij nga burgu i “Lake County” .

Atij iu lexua gabimisht dokumenti, duke interpretuar mbajtjen e tij në burg vetëm si formë paraburgimi. Ky gabim lejoi që një gjykatës të lironte Gantin pasi dukej se e kishte përmbushur dënimin e tij.

Gant ishte dënuar me 23 vjet në muajin shkurt për vjedhje veturash dhe mbajtje të armëve gjysmautomatike pa leje.

Baby Boo