I dëmtuan veshkët, ish-futbollisti fiton gjyqin 4 milionësh kundër klubit të Milot Rashicës


van Klasnic ja triumfuar. Drejtësia i ka dhënë të drejtë ish-futbollistit, i cili kishte paditur klubin gjerman të Werder Bremen për dëmtim të veshkave prej mjekimeve që kishte marrë gjatë kohës që luajti me skuadrën e Bundesliga.10 vite pas dyerve të gjykatave dhe Werder Bremen duhet t’i kalojë në llogari kroatit rreth 4 milion euro.

Klasnic, i cili me futbollin e luajtur e ka mbyllur në vitin 2013, ka bërë tre transplanto veshkash, pasi kishte pasur probleme shëndetësore.Avokatët e Klasnic pretendonin se klienti i tyre e kishte pësuar prej ilaçeve të shumta që klubi i kishte dhënë kundër dhimbjeve. 40-vjeçari më parë kishte marrë 100 mijë euro dëmshpërblim, por çështja u çua në një shkallë më të lartë të drejtësisë.Matthias Teichner, avokati i kroatit, është shprehur: Asnjë para në botë nuk mund të kompensojë dëmin e konsiderueshëm dhe të përhershëm në shëndetin e klientit tim, por ky vendim është për të krijuar një ndjenjë të vendosjes së drejtësisë. Të paktën mjekët ishin të gatshëm të shprehin keqardhjen e tyre për atë që kishte ndodhur. Për mendimin tim kjo ishte shumë e vonuar”

Baby Boo